Aktualitet

Regjistrimi në Universitet, sot ka një raund shtesë për maturantët, deri kur është AFATI

Ministria e Arsimit ka vendosur që të hapë një fazë shtesë duke qënë se ka kuota të lira.

3 Nëntor 2022, 08:11 Nga A.B
Regjistrimi në Universitet, sot ka një raund shtesë për
Universitet

TIRANË- Maturantët që nuk kanë arritur të aplikojnë për në universitet do të kenë mundësi ditën e sotme që të bëjnë aplikim, pasi do të ketë një fazë shtesë. Ministria e Arsimit ka vendosur që të hapë një fazë shtesë duke qënë se ka kuota të lira. Në mënyrë që t’iu jepet një tjetër mundësi për regjistrim të gjithë të rinjve që nuk arritën të plotësojnë formularin, do kenë mundësi të aplikojnë sot deri në orën 16:00.

“Për të gjithë ata të rinj që duan të regjistrohen në universitete, që plotësojnë kriteret e mesatares së pranimit, por për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të plotësojnë formularin A1/A1Z, apo që duhet të sistemojnë të dhëna që u mungojnë, dëshiroj t'ju jap lajmin e mirë se kemi ofruar një mundësi të re. Në këtë raund të fundit të procesit të regjistrimit për vitin akademik 2022-2023, ju ftojmë të plotësoni formularin dhe të zgjidhni një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike, sipas preferencave tuaja. Afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 - 16:00”, shkroi ministrja Evis Kushi një ditë më parë.

rregjistrimet ne universitet

Sondazh

Poll