Bota

Dhunimi i të moshuarës, reagon Kurti: Ajo që pamë ishte e tmerrshme, nuk ka qytetar...

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka deklaruar se pamjet ishin të tmerrshme dhe se s'ka qytetarë që nuk janë të shokuar.

2 Nëntor 2022, 22:25 Nga I.A
Dhunimi i të moshuarës, reagon Kurti: Ajo që pamë ishte e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar mbi dhunën që ka pësuar e moshuara në azilin e Pejës. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka deklaruar se pamjet ishin të tmerrshme dhe se s'ka qytetarë që nuk janë të shokuar. Po ashtu, ai theksoi se institucionet kanë vepruar menjëherë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.   

Postimi i Plotë:

Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s'është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar. Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare.

E moshuara u dhunua në qendrën Orenda nga Aurona Pelaj dhe dy kujdestare të tjera. Një e katër filmonte. Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe kanë ngallur shumë reagime, ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se Pelaj dhe dy të tjera janë vënë në pranga. E katërta po hetohet.

albin kurti dhunohet e moshuara ne peje

Sondazh

Poll