Bota

Zelensky bisedon me Erdogan, e falenderon për ruajtjen e marrëveshjes së grurit

Zelensky tha në një postim në Telegram se gjatë bisedës telefonike me Erdogan, ai gjithashtu falënderoi homologun e tij turk për mbështetjen e tij të fortë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

2 Nëntor 2022, 21:40 Nga I.A
Zelensky bisedon me Erdogan, e falenderon për ruajtjen e marrëveshjes
Rexhep Tajip Erdogan dhe Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan për pjesëmarrjen e tij aktive në ruajtjen e marrëveshjes së grurit pasi Rusia tha se do t'i bashkohej sërish marrëveshjes. Zelensky tha në një postim në Telegram se gjatë bisedës telefonike me Erdogan, ai gjithashtu falënderoi homologun e tij turk për mbështetjen e tij të fortë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Zelensky tha se ata gjithashtu diskutuan hapat e mëtejshëm për kthimin e të burgosurve tanë politikë të kapur.

“Në një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e falënderova për pjesëmarrjen e tij aktive në ruajtjen e marrëveshjes së grurit. Mbështetja e Turqisë është e rëndësishme për ne në këtë çështje," tha ai.

Erdogan foli të martën me presidentin rus Vladimir Putin, duke vepruar si ndërmjetës për zgjidhjen e kësaj krize.

volodymyr zelensky rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll