Bota

Ironia/ Qendra ku u dhunua e moshuara para disa muajve bënte thirrje kundër abuzimeve

Rreth 5 muaj më parë kjo qendër bënte thirrje që të ndalej abuzimi me të moshuarit, më 15 qershor, kur është edhe Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin mbi Abuzimin me të Moshuarit.

2 Nëntor 2022, 21:00 Nga I.A
Ironia/ Qendra ku u dhunua e moshuara para disa muajve bënte thirrje
Postimi

KOSOVË- Shtëpia e të Moshuarve “Orenda” në Pejë ku dhe ndodhi akti i tmerrshëm i dhunimit të moshuarës, më parë jepte mesazhe sensibilizimi. Rreth 5 muaj më parë kjo qendër bënte thirrje që të ndalej abuzimi me të moshuarit, më 15 qershor, kur është edhe Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin mbi Abuzimin me të Moshuarit.

“Kujdes do të thotë nje fjalë e ëmbël në kohen e duhur, një vizit qoft edhe pa paralajmërim, një përqafim, një mbatje duarsh, ti shoqëroni në një vizitë mjekësore, ti mbajm për krahu sikurse në kohën kur ata na mbajten ne kur patem nevojë. STOP ABUZIMIT ME TË MOSHUARIT!.

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.

shtëpia e të moshuarve “orenda” dhunohet e moshuara ne peje

Sondazh

Poll