Bota

Dhunimi i të moshuarës/ Haradinaj: Jam i tronditur! Granit Xhaka: Mallkuar qofshin bijtë e mbrapshtë të këtij kombi

Po ashtu lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe futbollisti me origjinë nga Kosova Granit Xhaka. Në një postim në rrjetet sociale Xhaka shkruan se ndihet i turpëruar për atë që ka ndodhur dhe se ende ndihet i shokuar nga ngjarja që sipas tij nuk përfaqëson gjithë shqiptarët. 

2 Nëntor 2022, 20:33 Nga e.k
Dhunimi i të moshuarës/ Haradinaj: Jam i tronditur! Granit Xhaka:
Granit Xhaka

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Pejë ku një e moshuara dhunohet në një azil nga kujdestarja e qendres dhe infermieret. Në një postim në Facebook Haradinaj shkruan se kjo që ka ndodhur është e papranueshme dhe se i gjithë zinxhiri drejtues duhet të shkojë para drejtësisë. 

"Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë! Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet. Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë", shkruan Haradinaj.

POSTIMI I RAMUSH HARADINAJ:

I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të. E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë. Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë! Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet. Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë!

Po ashtu lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe futbollisti me origjinë nga Kosova Granit Xhaka. Në një postim në rrjetet sociale Xhaka shkruan se ndihet i turpëruar për atë që ka ndodhur dhe se ende ndihet i shokuar nga ngjarja që sipas tij nuk përfaqëson gjithë shqiptarët. 

Xhaka shkruan se drejtësia duhet të veprojë dhe të gjithë përgjegjësit të marrin dënimin që meritojnë. Ai shprehet se e moshuara është nëna e dëshmorit të atdheut Taulant Nora, i cili u vra në moshën 17-vjeçare. Futbollisti e mbyll postimin e tij duke shkruar: Mallkuar qofshin bijtë e mbrapshtë të këtij vendi. 

"Mjerim për këtë brez që po rritet mbi degjenerimin moral dhe tragjedi për nënat dhe baballarët që sakrifikuar gjithë jetën por nuk e gëzuan as Koosvën e as Shqipërinë nga bishat që po i pijnë gjakun popullit. Mallkuar qofshin bijtë e mbrapshtë të këtij kombi", mbyll postimin e tij Granit Xhaka.

Dhunimi i të moshuarës/ Haradinaj: Jam i tronditur! Granit Xhaka:
Postimi i Granit Xhakës
Dhunimi i të moshuarës/ Haradinaj: Jam i tronditur! Granit Xhaka:
Postimi i Granit Xhakës
Dhunimi i të moshuarës/ Haradinaj: Jam i tronditur! Granit Xhaka:
Postimi i Granit Xhakës

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet.

dhunohet e moshuara ne peje granit xhaka ramush haradinaj

Sondazh

Poll