Bota

Dhunimi i të moshuarës/ Osmani: E patolerueshme dhe e papranueshme! Drejtësia të veprojë

Në një reagim të shpërndarë për mediat thuhet se Presidenca dënon aktin e dhunshëm, ndërsa kërkon nga organet e drejtësisë që të hetojnë deri në fund ngjarjen.

2 Nëntor 2022, 20:53 Nga e.k
Dhunimi i të moshuarës/ Osmani: E patolerueshme dhe e papranueshme!
Vjosa Osmani

KOSOVË- Zyra e Presidentes së Kosovës ka reaguar lidhur me ngjarjën e rëndë të bërë publike nga mediat ditën e sotme ku një e moshuar dhunohet në azilin "Orenga" në Pejë nga kujdestarja e qendrës ndërsa koleget e saj e filmonin. Në një reagim të shpërndarë për mediat thuhet se Presidenca dënon aktin e dhunshëm, ndërsa kërkon nga organet e drejtësisë që të hetojnë deri në fund ngjarjen.

“T’i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë. Ata janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, kontributi i tyre është themeli jonë. Akti i sotëm i dhunës ndaj një të moshuarës është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ndaj Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm. Mekanizmat kompetent duhet t’i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit”, thuhet në deklaratën e Presidences.

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.

dhunohet e moshuara ne peje vjosa osmani

Sondazh

Poll