Bota

“Nanën po ta rrahin se ka mbet pa ty”, Gold AG: Taulant Nora na e bën hallall që ta kemi shkelë gjakun

Në një postim në Instahram reperi i kërkon ndjesë djalit të vdekur të moshuarës, dëshmorit të atdheut Taulant Nora. 

2 Nëntor 2022, 21:56 Nga e.k
“Nanën po ta rrahin se ka mbet pa ty”, Gold AG: Taulant Nora
Aurona Pelaj

KOSOVË- Reperi i njohur Arian Agushi i njohur si Gold AG ka reaguar pas publikimit të videos në azilin "Orenga" ku shihej se si një e moshuar dhunohej barbarisht nga kujdestarja e qendres Aurona Pelaj. Në një postim në Instahram reperi i kërkon ndjesë djalit të vdekur të moshuarës, dëshmorit të atdheut Taulant Nora. 

“O Taulant Nuraj a na e bën hallall që ta kemi shkelë gjakun e nanën po ta rrahim veç që ka mbet pa ty”- shkruan reperi në Instagram.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim. Po ashtu nga Policia është arrestuar dhe bashkëshorti i njerës prej infermiereve pasi pas ngjarjes kishte kërcënuar drejtorin e azilit.

dhunohet e moshuara ne peje gold ag

Sondazh

Poll