Bota

Në Facebook reklamohej 'Parajsa' por pasi 'blici i aparatit' fikej të moshuarit dhunoheshin barbarisht

Dosja.al hodhi një sy në llogarinë e azilit në Facebook ku realiteti me propagandën ishin shumë larg. 

2 Nëntor 2022, 21:08 Nga e.k
Në Facebook reklamohej 'Parajsa' por pasi 'blici i
Majtas, ajo që publikohej në Facebook, djathtas, pamje nga dhuna e ushtruar ndaj të moshuarës

KOSOVË- Dhunimi i të moshuarës në qendrën e kujdesit për të moshuarit "Orenda" në Pejë ka revoltuar dhe prekur mbarë opinionin publik. Dosja.al hodhi një sy në llogarinë e azilit në Facebook ku realiteti me propagandën ishin shumë larg. 

Në rrjetet sociale qendra ishte kujdesur që të reklamonte punën e mirë të stafit dhe lumturinë e të moshuarëve që ishin akomoduar aty për një kujdes më të specializuar. Në foto shihet "Parajsa" e ofruar por që po të shikosh më thellë e vërteta është krejt ndryshe dhe këtë e bëri të qartë video e shfaqur ditën e sotme. 

Stafi kujdesej që të pasqyronte aktivitetet e ndryshme festat dhe ditëlindjet që të gjithë i festonin së bashku.

Në Facebook reklamohej 'Parajsa' por pasi 'blici i

"Sikur në shumë vende të tjera të botës ashtu edhe ne zgjodhem që për halloween të dekorojmë oborrin e Rezidences Orenda-Pejë në mënyrë që ti argëtojm sado pak banorët", thuhet në një postim të bërë në festën e Holloëeen-it.

Në Facebook reklamohej 'Parajsa' por pasi 'blici i

Por ngjarja e rëndë nxorri në pah atë që ndodhte në të vertëtë pasi "blici i aparatit" fikej. Dhunimi i të moshuarës nuk ishte rasti i vetëm. Një tjetër e moshuar ishte dhunuar rreth një vit më parë dhe ngjarja bëhet ende më e rëndë pasi familjarët kishin denocuar dhunën pranë institucioneve por nuk kishin marrë përgjigje. 

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim. Po ashtu nga Policia është arrestuar dhe bashkëshorti i njerës prej infermiereve pasi pas ngjarjes kishte kërcënuar drejtorin e azilit./Dosja.al

dhunohet e moshuara ne peje

Sondazh

Poll