Bota

Dhunoi në mënyrë makabre të moshuarën, vjen reagimi i parë nga infermierja: Është video e vjetër, kam kërkuar falje

Pelaj shkruan se pamjet janë të vjetra dhe se ajo ka kërkuar falje për trajtimin e zonjës në fjalë.

2 Nëntor 2022, 21:08 Nga F.M
Dhunoi në mënyrë makabre të moshuarën, vjen reagimi i
Aurona Pelaj dhe e moshuara

KOSOVË- Aurona Pelaj, infermierja e arrestuar pas publikimit të videos ku shihej teksa dhunonte të moshuarën në mënyrë makabre, ka bërë reagimin e parë. Në një postim në Facebook, Pelaj shkruan se pamjet janë të vjetra dhe se ajo ka kërkuar falje për trajtimin e zonjës në fjalë.

“Marre! Kjo video ka kohë! Kam kërkuar falje për trajtimin e zonjës, ju lutem kam një jetë private, ju lutem mos shpërndani gjëra që nuk janë të vërteta,”- shkruhet në reagim.

E moshuara u dhunua në qendrën Orenda në Pejë nga Aurona Pelaj dhe dy kujdestare të tjera. Një e katërt i filmonte. Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe kanë ngallur shumë reagime, ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se Pelaj dhe dy të tjera janë vënë në pranga. E katërta po hetohet.

Dhunoi në mënyrë makabre të moshuarën, vjen reagimi i

aurona pelaj dhunohet e moshuara ne peje

Sondazh

Poll