Politike

Qeveria 'tkurr' me 800 hektarë Parkun e Dajtit, sipërfaqen e zonës së mbrojtur e merr në dorë privati për 10 mln lekë

Në dokumentat e tenderit lexohet se, në vitin 2006, Parku Kombëtar “Mali i Dajtit” u shpall me një sipërfaqe prej 29.384 hektarë.

2 Nëntor 2022, 17:48 Nga F.M
Qeveria 'tkurr' me 800 hektarë Parkun e Dajtit, sipërfaqen e
Edi Rama

TIRANË- Qeveria ka vendosur të zvogëloje me plot 800 hektarë zonën e mbrojtur të Parkut të Dajtit, një prej mrekullive natyrore të vendit tonë. Më herët, qeveria ka vendosur të zvogëlojë po me 800 hektarë edhe Parkun e Butrintit, ku pritet të zhvillohen projekte private nga kompani pranë qeverisë. 

E njëjta skemë po ndiqet edhe me Parkun më të rëndësishëm malor në kryeqytet. Së fundmi, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka mbyllur tenderin me objekt “Plani i Integruar i Menaxhimit të Parkut Dajt”, me fond limit 14 milionë lekë të reja. Procedura është fituar nga një studio projektuese, e cila ka paraqitur ofertën në vlerë 10 milionë lekë të reja. Në dokumentat e tenderit lexohet se, në vitin 2006, Parku Kombëtar “Mali i Dajtit” u shpall me një sipërfaqe prej 29.384 hektarë. 

Por, sipas një Vendimi të qeverisë Rama, të miratuar në fillim të vitit 2022, sipërfaqja e Parkut Kombëtar të Dajtit rrudhet në 28.561 hektarë, ose rreth 800 hektarë më pak. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.59, datë 26 janar 2022, nuk jep asnjë detaj se përse qeveria ka vendosur të zvogëlojë ndjeshëm sipërfaqen e Parkut të Dajtit. Parku malor konsiderohet si mushkëria kryesore e kryeqytetit.

Brezat e gjelbërimit kanë qenë prej vitesh në funksion të pastrimit të ajrit, në një Tiranë tejet të ndotur nga ndërtimet gjigande. Tashmë, me rrudhosjen e Parkut Kombëtar, Parku i gjelbër i Dajtit mund të shndërrohet në një zbukurim për strukturat hoteliere private.  

Marrë nga Syri

parku i dajtit

Sondazh

Poll