Aktualitet

Ekzekutimi i Briken Sanaj/ Kërkohet personi me KAPUÇ dhe çantë të madhe, dyshohet se ndodhet në Kosovë

1 Nëntor 2022, 14:02 Nga A.B
Ekzekutimi i Briken Sanaj/ Kërkohet personi me KAPUÇ dhe
Briken Sanaj

TIRANË- Vrasja e 38-vjeçarit Briken Sanaj tek Kodra e Diellit mbrëmjen e 30 tetorit është ende pa autor. Kur kanë kaluar 2 ditë nga vrasja e tij, është zbuluar nga kamerat e sigurisë se një person me të zeza e kapuç dhe një çantë të madhe në sup ka qënë duke qarkulluar në zonë. Ai kishte në dorë dhe një armë tip kallashnikov, e cila dyshohet se është përdorur për vrasjen e 38-vjeçarit.

Hetuesit kanë dyshuar fillimisht edhe nëse kishte një gabim në shënjestër, kjo dhe për shkak të konflikteve që kishte i vëllai i tij, por hetimet kanë rezultuar se për shkak të itinerarit që është përshkuar nga Lezha tek Kodra e Diellit, ka qenë i monitoruar nga persona që donin ta ekzekutonin.

Sanaj ishte rikthyer në zonën e Tiranës prej një viti pasi jetonte në Itali dhe një natë më parë ai kishte qenë në shoqërinë e miqve të tij pasi të nesërmen do të martonte shokun e tij. Pas dasmës ai me miqtë e tij kanë shkuar drejt Kodrës së Diellit, ku kishin një banesë me qira. Pas kësaj në zonë ka mbërritur një makinë, autori ka mbërritur nga ana e prapme e Kodrës së Diellit, kalon një bordurë dhe kryen ekzekutimin. Pas kësaj kthehet sërish andej nga erdhi ku e priste një mjet tip Benz i identifikuar si "Regina"me targë AA777 GY.

Nga kamerat e autostradës Tiranë-Durrës është identifikuar edhe një makinë e autorëve, pasi ata kanë djegur mjetin e parë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin teksa largohet në drejtim të Kosovës, pasi dhe dyshimet janë që ata të jenë larguar nga Shqipëria.

briken sanaj

Sondazh

Poll