Aktualitet

Pasojat e COVID-19, Çomo: Virusi ka prekur çdo sistem të organizmit

Çomo theksoi se virusi ka prekur çdo sistem të organizmit dhe ka ndikuar në aspektin psikologjik. Ajo njoftoi gjithashtu se brenda këtij muaji pritet hapja e Spitalit Infektiv pas rikonstruktimit të godinës.

1 Nëntor 2022, 12:46 Nga a.l
Pasojat e COVID-19, Çomo: Virusi ka prekur çdo sistem të
Foto Ilustruese

TIRANË- Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo ka folur ditën e sotme në lidhje me pasojat e pandemisë COVID-19 dhe simptomat pasardhëse që virusi ka lënë.

Çomo theksoi se virusi ka prekur çdo sistem të organizmit dhe ka ndikuar në aspektin psikologjik. Ajo njoftoi gjithashtu se brenda këtij muaji pritet hapja e Spitalit Infektiv pas rikonstruktimit të godinës.

Nga COVID nuk ka mbetur asnjë sistem pa u prekur apo pa u komplikuar sidomos kur kanë qenë në situata të mesme apo kritike. Një element i rëndësishëm ka qenë menaxhimi terapeutik i pacientëve, edhe nga organizmat ndërkombëtarë me barna anti viralë. Barna që kanë dalë nga organizmi ndërkombëtar dhe kanë gjetur vend edhe në Shqipëri. Një pjesë e rëndësishme është aspekti psikologjik. Këshillim me psikologun ka qenë element i rëndësishëm. Element tjetër është fizioterapia. Është e ngadaltë në ditët e para por për ata që rrinë në një kohë të gjatë në spital ka nisur paralelisht edhe ky trajtim. Besoj se e mbyllëm pandeminë në spitalin që ishim dhe futja në spitalin e ri do të jetë brenda këtij muaji”, u shpreh Çomo.

najada como covid-19

Sondazh

Poll