Aktualitet

Theu masën e arrestit, 28-vjeçari kapet brenda biznesit në Bulqizë, ktheu bilardon në 'shtëpi bari' (EMRI)

Lala kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi' dhe kishte përshtatur biznesin e tij (bilardo), në lagjen "Qytet i Ri", Bulqizë, për përgatitjen e dozave të lëndës narkotike kanabis

1 Nëntor 2022, 13:17 Nga A.B
Theu masën e arrestit, 28-vjeçari kapet brenda biznesit në
Policia

BULQIZË-Gerhard Lala është arrestuar sërish nga policia. Ky person, ka thyer masën e sigurisë 'arrest me burg' e më pas është kapur brenda një vendi duke kultivuar lëndë narkotike. 

Lala kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi' dhe kishte përshtatur biznesin e tij (bilardo), në lagjen "Qytet i Ri", Bulqizë, për përgatitjen e dozave të lëndës narkotike kanabis, me qëllim shitjen e tyre, organizuan punën për kapjen dhe ndalimin e tij. Gjatë kontrollit në ambientet e biznesit të tij shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje.

Policia bëri ndalimin e 28 vjeçarit i cili do të hetohet për veprat penale: “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Bulqizë/Kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për prodhim dhe shitje të narkotikëve, dhe u kap në flagrancë duke ushtruar të njëjtin aktivitet kriminal, në biznesin e tij, vihet në pranga 28-vjeçari. Sekuestrohen doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe në inteligjencë informative për një shtetas që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi' dhe kishte përshtatur biznesin e tij (bilardo), në lagjen "Qytet i Ri", Bulqizë, për përgatitjen e dozave të lëndës narkotike kanabis, me qëllim shitjen e tyre, organizuan punën për kapjen dhe ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit në ambientet e biznesit të shtetasit G. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje. Në përfundim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit G. L., 28 vjeç, banues në Bulqizë, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

gerhard lala

Sondazh

Poll