Aktualitet

FOTO- Plagosje me thikë në Durrës, lëndohet një person, policia rrethon zonën

Konflikti ka ndodhur në sheshin 'Pranvera' në qytetin bregdetar

1 Nëntor 2022, 13:07 Nga A.B
FOTO- Plagosje me thikë në Durrës, lëndohet një person,
Vendi i ngjarjes

DURRËS- Plagoset një person në Durrës.Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri në sheshin “Pranvera”, Durrës. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin 20-vjeçar, Alesjo Musai.

Sherri dyshohet se ka nisur pë motive të dobëta, ndërsa i riu ka marrë plagë në shpatull.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me mjet prerës(thikë), një 16-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Rreth orës 12:55, në lagjen nr. 11, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit A. M., 20 vjeç dhe një 16-vjeçari, në ambientet e jashtme të një lokali, shtetasi A. M. ka plagosur me mjet prerës (thikë), 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. M. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

plagosje ne durres durres alesoi musai

Sondazh

Poll