Aktualitet

Vrau fqinjin për një tub uji në Pogradec/ Fatmir Manellari pranon krimin para Gjykatës, s'i pushon lotët: U vetëmbrojtja

Para se të vihej në pranga Manellari ka qëndruar i fshehur në pyll. Vetëm 3 ditë më parë ai u rikthye në banesë, ku u arrestua nga policia e cila kishte marrë informacione në rrugë operative për vendodhjen e tij.  

1 Nëntor 2022, 13:25 Nga a.l
Vrau fqinjin për një tub uji në Pogradec/ Fatmir Manellari pranon
Fatmir Manellari

POGRADEC- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për autorin Fatmir Manellari për vrasjen e bashkëfshatarit të tij Safet Hyskollari. Ai ka pranuar krimin para togave të zeza ndërsa ka pretenduar se e ka kryer vrasjen për t'u vetëmbrojtur. Gjatë gjithë seancës, autori ka shprehur pendesë dhe nuk ka reshtur së qari, por pavarësisht nga ky fakt, nga Prokurori është kërkuar masë arrest me burg për rrezikshmëri të lartë shoqërore. 

“Më ka sulmuar dhe goditur në kurriz me gur, edhe unë e godita me gur por nuk e kapa, ai më sulmoi me një copë drapër të këputur dhe me atë unë ja mora nga dora, nuk kisha me vete thikë. Me drapërin e këputur, nuk e di çfarë bëra dhe ku e shpova por unë po mbrohesha. Ky debat ka 20 vjet. Punoja në kovacabën e koperativës që e mbajta kur u ndanë pronat, në vitin 2006 me është djegur shtëpia ime dhe aty shtova blindat. Ditën e ngjarjes isha në punë, tek fabrika e karrigeve dhe nuk lejohej asnjë send i hekurt. Një herë në dy tre ditë shkoja tek prona, dhe vajta në shtëpinë e tij dhe e thirra, e pashë që aty ishte me një burrë dhe e thirra, aty i thash që pse më ke shkatërruar pronën, ai më tha që ik ore se kam dokumenta, i thash që të merrte dokumentat më pas doli e shoqja, e cila tha dil e vraje atë plehrën, atë mi kanalesh se ne kemi lekë dhe dalim nga burgu. Aty ai po me gjuante, unë kam tendinat e këputura dhe nuk e kontrolloj dot dorën dhe unë e mora hekurin. Unë nuk mbaj mend dhe nuk di ku e qëllova”, tha ai.

Prokurori thotë se nga kamerat është siguruar se autori ka ikur me vrap, pasi po ndiqej nga viktima, por në një moment e ka goditur 3 herë, duke i shkaktuar edhe vdekjen. 

Ngjarja

Fatmir Manellari vrau më 7 shtator fqinjin e tij Safet Hyskollari, i cili ishte kthyer në fshat pas 20 viteve emigrim në SHBA. Sipas dëshmitarëve okularë, Safet Hyskollari kishte nisur që të rregullonte rrugën, përmes të cilës futej në banesën e tij, e në gropat e hapura kishte vendosur disa tuba për shkarkimin e ujrave të zeza. Pikërisht në këtë moment, Fatmir Manellari ka pretenduar se ishin futur në tokën e tij dhe ka nisur konflikti verbal mes tyre. Por nuk është ndalur me aq. 63-vjeçari e ka qëlluar katër herë me thikë komshiun e tij, duke i shkaktuar vdekjen. Pasi vrau fqinjin, Manellari u arratis në pyllin pranë fshatit ku banonte, ku u fsheh prej më shumë se një muaji. Vetëm 3 ditë më parë ai u rikthye në banesë, ku edhe u vu në pranga./ Dosja.al

fatmir manellari vrasje pogradec

Sondazh

Poll