Sport

VIDEO/ ‘Thumbon’ Filipe Luis: “Me siguri data e Kupës së Botës për Klube do të jetë kur të dëshirojë Real Madridi”…

“Të njëjtën gjë them edhe nëse do të ishte Bayern Munich, sepse janë skuadra të fuqishme dhe kanë të drejtë të zgjedhin se ku duan të luajnë”, tha mbrojtësi, i cili është shpallur kampion i Libertadores me Flamengon.

1 Nëntor 2022, 07:07 Nga DOSJA

VIDEO/ ‘Thumbon’ Filipe Luis: “Me siguri data e Kupës

BRAZIL - Filipe Luis sapo është shpallur fitues i Copa Libertadores me Flamengon, një klub që ngriti trofeun e tretë, pasi mposhti në finale Atlético Paranaense 1-0. Kështu skuadra është kualifikuar direkt në gjysmëfinale të Botërorit të ardhshëm për Klube, ku do të jetë edhe Real Madridi.

Turneu nuk ka ende një datë të caktuar, por mbrojtësi brazilian, i cili kaloi përmes mikrofonave të ‘El Larguero de la Ser’, u përgjigj drejtpërdrejt kur u pyet se kur do të luhen finalet e Botërorit. 

"Nuk ka një datë apo një vend. Sigurisht që data do të jetë kur do ta dëshirojë Real Madridi. Kur të jetë Real Madridi gati... e dini. Unë them të njëjtën gjë edhe nëse Bayern Munich do të ishte atje, sepse ata janë skuadra super të fuqishme dhe kanë edhe këtë të drejtë të zgjedhin se ku do të luhet Botërori për Klube”,- tha Filipe.

Nga ana tjetër, lojtarët e Flamengos kanë festuar në dhomat e zhveshjes pas fitimit të Copa Libertadores. Duke thirrur “Real Madrid, do të vijë koha juaj”, futbollistët e ‘Fla’ nisën të ‘përgatitnin’ përballjen e mundshme në Botëror.

Ndërkohë mbrojtësi pranoi se ai po përgatit të ardhmen e tij në pankinë sapo të varë këpucët. "Po do të marr licensën e trajnerit. Unë jam shumë i qartë se dua të vazhdoj i lidhur me futbollin,"- tha ai në El Larguero de la Ser. "Ndoshta në stafin stërvitor të një trajneri ose në të rinjtë e Flamengo apo Atléticos, nëse më duan”, vazhdoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll