Aktualitet

Buxheti 2023, ankesa edhe nga "Kushtetuesja": Mos na e ndryshoni! Na shtoni edhe fond për sistemin anti-zjarr, jo kur të na bjerë flaka!

Njëri kishte lidhje me sulmet kibernetike. Tjetri lidhur me qeranë e vendeve të parkimit, por edhe në investimet në mbrojtjen kundra zjarrit. 

1 Nëntor 2022, 10:23 Nga k.m.

Buxheti 2023, ankesa edhe nga "Kushtetuesja": Mos na e ndryshoni! Na

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka parashtruar kërkesën për buxhetin e vitit që vjen. Në Komisionin e Ligjeve, i pranishëm sot ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandilo, i cili ka paraqitur sot disa kërkesa të panegociueshme që i duan të përfshira në buxhetin e vitit të ardhshëm. Njëri kishte lidhje me sulmet kibernetike. Tjetri lidhur me qeranë e vendeve të parkimit, por edhe në investimet në mbrojtjen kundra zjarrit. Po ashtu ka kërkuar që të mos u ndryshojë buxheti në mes të vitit, ankesë që e kishte dje edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja. 

"Përsa i përket kërkesave tona jemi munduar t'i përshtatemi situatës dhe pasojave që rrjedhin. Megjithëse ne kemi kërkuar gati gjysmën e asaj që na është akorduar, shpresoj që t'ju bind për tre projekte apo kërkesa që i kam paraqitur së fundmi në komisionin e Ligjeve që lidhen me mirëfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Kemi paraqitur një projekt, ku kërkohet shtesë nga ana juaj për mbrojtjen kibernetike. Nuk ka kuptim të zgjatem sepse dihet rëndësi ka kjo mbrojtje. Nuk është ndonjë fond i kripur për xhepat e qeverisë por duhet të keni parasysh që këto kërkesa edhe mbrojtja kibernetike janë shumë të rëndësishme. Duam qera për të vendosur makinat e institucionit megjithëse duket pak banale. Ne tashmë kemi lidhur kontratën dhe duhet të zbatohet deri në fundit. Ndërkohë që administrata duhet të lëvizë, nuk parkon dot se ka fashë orare. E duam 24 orë, jo aq sa është fasha orare. Një tjetër është si pjesa e sistemit anti-zjarr. Po jo kur të na bjerë zjarri dhe të na thoni se pse na ra. Kushtetuesja nuk ka pasur ndonjëherë luksin të ketë një sistem të tillë. Duhet të shtoj edhe që pjesa e fondeve të hequra në mes të vitit dëmton funksionalitetin e institucionit. GJK është e vetmja që e ka autonominë. Duhet të na lajmëroni përpara nëse ka ndonnjë fatkeqësi natyrore, por për të tjera duhet të mos ndryshohet buxheti. Të lajmërohet para dhe e dimë ne se çfarë shkurtojmë dhe çfarë jo. Kërkesat i keni të mirëdetajuara,"- u shpreh Papandilo.

 

eugen papandilo

Sondazh

Poll