Sport

Milan blindon Piolin, së bashku deri në vitin 2025! Rritje page për 'arkitektin' e klubit kuqezi

Stefano Pioli dhe Milan do të vazhdojnë së bashku, me një kontratë të re e me një pagë adekuate me rritje.

31 Tetor 2022, 23:06 Nga DOSJA

Milan blindon Piolin, së bashku deri në vitin 2025! Rritje page

ITALI- Stefano Pioli dhe Milan do të vazhdojnë së bashku, me një kontratë të re e me një pagë adekuate me rritje. Humbja në Torino nuk i prishi planet e shoqërisë kuqezi. Pavarësisht një dite delikate pas humbjes ndaj granatave dhe dy ditë larg sfidës vendimtare në Champions, lëvizja është bërë.

Drejtuesit e klubit kanë thirrur trajnerin për të nënshkruar marrëveshjen e re. Një formalitet duke qenë se marrëveshja mes palëve ishte arritur prej kohësh, por tashmë është zyrtarizuar.Trajneri emilian, i cili mori Milanin në vjeshtën e vitit 2019, do të ketë një rritje në pagën që do të shkojë nga 3 milionë euro neto në sezon në 3.5.

KOMUNIKATA E AC MILAN

AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës së Stefano Piolit deri më 30 qershor 2025.Pas nisjes së një rruge të virtytshme, që kulmon me fitoren e kampionatit 2021/2022, Milan dhe Stefano do të vazhdojnë së bashku një projekt ambicioz që pasqyron vlerat dhe historinë e klubit.

Pioli më pas foli në rrjetet sociale të Milanit: "Nënshkrimi i rinovimit të kontratës është gjithmonë shumë emocionues, falënderoj klubin për këtë mundësi dhe për kohën e kontratës së re. Kjo, nëse është e mundur, më jep edhe më shumë motivim. Jam gati të bëj mirë ".

E.Ç (Dosja.al)

pioli milan

Sondazh

Poll

Sport 31 Tetor 2022, 15:03

Presioni shtyn miqësoren Rusi-Bosnjë…

BOSNJE - Federata Boshnjake e Futbollit u tërhoq të hënën, duke njoftuar shtyrjen e ndeshjes miqësore të planifikuar me Rusin&eu...