Sport

Duka përshëndet kuqezinjtë tanë të rinj: Shqipëria U-17 kualifikohet në Elite Round...

“Tre ndeshje shumë pozitive që konfirmojnë edhe njëherë rritjen e futbollit shqiptar dhe vijimësinë e një pune intensive shumë vjeҫare që po bëhet me futbollin e moshave".

31 Tetor 2022, 22:57 Nga DOSJA

Duka përshëndet kuqezinjtë tanë të rinj: Shqipëria

TIRANE - Shqipëria U-17 ka mbyllur të mërkurën e kaluar ndeshjet e grupit 7 në eliminatoret e Europianit 2023, që u zhvilluan në Kroaci. Pasi kanë fituar 3-1 ndaj Suedisë dhe humbur 0-1 ndaj Kroacisë, kuqezinjtë 17-vjeçarë kanë barazuar 0-0 edhe me Uellsin, duke grumbulluar 4 pikë.

Edhe pse e renditur në vendin e tretë, pas Uellsit me 5 pikë dhe Kroacisë me 4 pikë, Shqipëria U-17, arrin të kualifikohet në Elite Round, si një nga vendet e treta më të mira të grupeve. Një rezultat i tillë përbën një rezultat pozitiv për të rinjtë tanë 17-vjeçarë, të cilët duke përfituar nga rasti, i ka përshëndetur në rrjetet sociale edhe Armand Duka, president i FSHF-së.

Duka përshëndet kuqezinjtë tanë të rinj: Shqipëria

“Kualifikimi i kombetares se 17 vjecareve nje tjeter sukses historik i futbollit Shqiptar ne kete vit 2022.

Sukses i merituar i djemeve te talentuar te Kombëtares 17 vjeҫare të drejtuar nga Ervin Bulku, që arritën në Elite Round të Europianit 2023.

Një arritje e rëndësishme duke parë që kuqezinjtë e vegjël përballeshin me emra të mëdhenj të futbollit europian si Suedia, Uellsi dhe Kroacia. Tre ndeshje shumë pozitive që konfirmojnë edhe njëherë rritjen e futbollit shqiptar dhe vijimësinë e një pune intensive shumë vjeҫare që po bëhet me futbollin e moshave.

Vitin e ardhshëm i presim 3 finale të mëdha për të cilat unë jam besimplotë se do të dhurojnë paraqitje shumë të mira e do të nderojnë fanellën kuqezi.

Shumë urime ҫuna!,”- ka shkruar presidenti Duka në faqen e tij në Facebook.

Duka përshëndet kuqezinjtë tanë të rinj: Shqipëria

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 31 Tetor 2022, 15:03

Presioni shtyn miqësoren Rusi-Bosnjë…

BOSNJE - Federata Boshnjake e Futbollit u tërhoq të hënën, duke njoftuar shtyrjen e ndeshjes miqësore të planifikuar me Rusin&eu...