Politike

"Nisma Thurje" në zgjedhjet për Tiranën/ Belind Këlliçi: Dalin këto partiçka, kemi një kundërshtar të fortë përballë

Ai tha se fillimisht i kishin thënë se do ta mbështesnin në garën e lokaleve, por më pas kanë kandiduar edhe vetë.

31 Tetor 2022, 22:53 Nga F.M
"Nisma Thurje" në zgjedhjet për Tiranën/ Belind
Belind Këlliçi dhe Endri Shabani

TIRANË- Belind Këlliçi, kandidat për primaret e Partisë Demokratike në Tiranë i ka qujatur ‘partiçka’ partitë si Nsma Thurje, që kanë deklaruar se do të garojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2023. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Këlliçi deklaroi se nxjerrja e një kandidati nga Nisma Thurje, nuk i shërben përpjekjes së opozitës për të mundur Erion Veliajn. Ai tha se fillimisht i kishin thënë se do ta mbështesnin në garën e lokaleve, por më pas kanë kandiduar edhe vetë.

Pjesë nga biseda:

Belind Këlliçi: Lajmi i fundit nga shoqëria civile, Nisma Thurje ka deklaruar se do të ndxjerrë kandidat. Njërin nga këta e kisha në studio, më tha po kandidove ti, jam me ty. Kemi një kundërshtar të fortë përballë. Nga ana tjetër dalin partiçka…

Neritan Sejamini: Pse nuk ka të drejtë Nisma Thurje të kandidojë, që është kundër Metës, Berishës, Ramës, Veliajt? 

Belind Këlliçi: Shkon në favor të status quos. 

Neritan Sejamini: Ky është mentalitet komunist, ose me mua ose me armikun. Pse e paragjykon ti atë? 

Belind Këlliçi: Kur hyn në garë, hyn për të fituar apo për tu promovuar? 

Neritan Sejamini: Hyjnë për shumë arsye. Ka kandidatë që hyjnë për të promovuar një kauzë, për tu afirmuar politikisht. 

Belind Kalliçi: Ky është luks i madh për aktualitetin politik në Shqipëri. Llogaria politike dikton që të bashkohet forca për të shtuar vagonët e një lokomotive që ecën. Unë flas për bashkim forcash, jo për diktaturë. 

Neritan Sejamini: Të takon ty ta bindësh atë, jo ta shash. 

Belind Këlliçi: Nuk e shava, thashë është lajmi i fundit nga shoqëria civile. 

belind kellici

Sondazh

Poll