Aktualitet

Era e fortë e fundosi, kapet 40-vjeçari shqiptar në Spanjë, i gjendet 17 kg kanabis

Elperiodicodearagon shkruan se 40-vjeçari shqiptar banues në Lérida është arrestuar si autor i dyshuar i krimit kundër shëndetit publik për trafikim droge.

31 Tetor 2022, 20:48 Nga I.A
Era e fortë e fundosi, kapet 40-vjeçari shqiptar në
Kanabisi i kapur

 

SPANJË- Një shqiptar është kapur në zonën e Maellas në Spanjë me 17 kg kanabis në mjetin e tij gjatë një kontrolli rutinë të autoriteteve spanjolle. Elperiodicodearagon shkruan se 40-vjeçari shqiptar banues në Lérida është arrestuar si autor i dyshuar i krimit kundër shëndetit publik për trafikim droge. 

Raportohet se shqiptari u ndalua gjatë një kontrolli rutinë të policisë për konsumin e alkoolit dhe lëndëve narkotike teksa lëvizte me një automjet tip furgon, por era e fortë e kanabisit alarmoi oficerët spanjollë të cilët prangosën 40-vjeçarin i cili mbetet në qeli deri në marrjen e vendimit ndaj tij.

Ky është aksioni i dytë i kryer nga Benemérita në këtë zonë gjatë dy javëve të fundit të tetorit. 

kapet shqiptari ne spanje

Sondazh

Poll