Aktualitet

U kap duke vjedhur në një market, arrestohet 42-vjeçari në Durrës. Një tjetër drejtonte motorin pa leje drejtimi

Ndërkohë në prangat e Bluve të qytetit bregdetar ka rënë dje një 44-vjeçar i identifikuar me inicialet A.D banues në Durrës pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. 

31 Tetor 2022, 16:06 Nga e.k
U kap duke vjedhur në një market, arrestohet 42-vjeçari në
Policia Durrës

DURRËS- Një 42-vjeçar i identifikuar me inicialet K.K është arrestuar nga Policia pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një market. Ndërkohë në prangat e Bluve të qytetit bregdetar ka rënë dje një 44-vjeçar i identifikuar me inicialet A.D banues në Durrës pasi u kap duke drejtuar motorin pa leje drejtimi. 

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 42 vjeç, pasi u kap duke vjedhur në një market.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

durres policia e durresit

Sondazh

Poll