Aktualitet

Mbushi Ishmin me kanabis, arrestohet pas dy viteve në kërkim 28-vjeçari nga Kruja

ër të riun Gjykata e Krujës kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg por deri më sot ai ia kishte dalë t'i shmangej forcave Blu që e kërkonin.

31 Tetor 2022, 16:05 Nga F.M e.k
Mbushi Ishmin me kanabis, arrestohet pas dy viteve në kërkim
Foto ilustruese

DURRËS: Ka marrë fund arratia për 28-vjeçarin e identifikuar me inicialet F.L, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 106 bimëve kanabis. Për të riun Gjykata e Krujës kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg por deri më sot ai ia kishte dalë t'i shmangej forcave Blu që e kërkonin.

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autori i kultivimit të 106 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Likmetaj, Ishëm, të cilat janë gjetur gjatë kontrollit nga Policia, në mujin korrik 2020. Ndërkohë lidhur me ngjarjen materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Manzë, Durrës

Ishte shpallur në kërkim, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të 106 bimëve kanabis. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, bazuar në inteligjencën informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim: F. L., 28 vjeç, banues në Luz, Krujë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autori i kultivimit të 106 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Likmetaj, Ishëm, të cilat janë gjetur gjatë kontrollit nga Policia, në mujin korrik 2020. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

durres policia e durresit

Sondazh

Poll