Aktualitet

"Bankierët e drogës", shkatërrohet banda kriminale më e madhe në Europë. 15 vitet e fundit mafia shqiptare arriti të dominoi tregun

Raportohet se banda ka pastruar mnë shumë se 300 mln euro në vit. Operacioni i policisë spanjolle ishte kolosal dhe se më shumë se 200 oficerë bastisën njëkohësisht 21 vende në provincat spanjolle të Malaga dhe Toledos. Në pranga kanë rënë 32 të dyshuar dhe sekuestruan pasuri me vlerë gati 3 milionë euro. Konkretisht janë konfiskuar:

31 Tetor 2022, 17:26 Nga e.k
"Bankierët e drogës", shkatërrohet banda kriminale
Droga e sekuestruar

SPANJË- Një mega-operacion i kryer nga Policia Spanjolle në bashkëpunim me "Europol" dhe “Eurojust” ka çuar në shkatërrimin e një bande kriminale që merrej me trafikun e drogës. Grupi njihej si "bankierët e drogës" dhe besohet se se drejtonin bandën më të madhe të drogës në Europë. 

Banda përbehej kryesisht nga shtetas  sirianë dhe kolumbianë. Grupi financonte dhe ofronte shërbime financiare për organizatat kriminale të lidhura me trafikun e drogës në më shumë se 20 vende. Banda kishte filluar aktivitetin e saj që në vitin 2020.

Raportohet se banda ka pastruar mnë shumë se 300 mln euro në vit. Operacioni i policisë spanjolle ishte kolosal dhe se më shumë se 200 oficerë bastisën njëkohësisht 21 vende në provincat spanjolle të Malaga dhe Toledos. Në pranga kanë rënë 32 të dyshuar dhe sekuestruan pasuri me vlerë gati 3 milionë euro. Konkretisht janë konfiskuar:

Të sekuestruara nga Policia:

- 428 205 euro kesh

- 19 llogari kriptomonedhash me vlerë 1.5 milionë euro

- 11 automjete luksoze

- 70 kg hashash, 1.2 ton marjuanë  dhe një plantacion me 995 bimë marjuane.

Autoritetet spanjolle kishin sekuestruar më herët  gjithashtu 2.9 milionë euro gjatë hetimit që i parapriu bastisjeve. 

Si funksiononte narko-banka?

Bankierët kriminelë kishin krijuar një rrjet financiar me lidhje ndërkombëtare dhe u mundësonin klientëve të tyre të bënin pagesa, të merrnin fonde dhe të pastronin të ardhurat e tyre. Qyteti spanjoll i Fuenlabrada ishte kthyer në “një qendër bankare droge”. Kriminelët i "drejtuan" operacionet e tyre nga një restorant në periferi , ku klientët shkonin për të depozituar ose mbledhur para të gatshme, të cilat menaxhoheshin kryesisht nga profesionistë vendas kinezë.

"Bankierët e drogës", shkatërrohet banda kriminale
Paratë e sekuestruara

Sipas hulumtimit të FMN-së dhe Bankës Botërore , Haëala është një sistem joformal i transferimit të fondeve (IFT), i cili është veçanërisht i popullarizuar kryesisht në Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore. Karakteristikat operacionale të sistemit Haëala, janë shpejtësia, kostot e ulëta të transaksionit, komoditeti, fleksibiliteti dhe anonimiteti kontribuojnë në përdorimin e tij të gjerë. Operacioni nga autoritetet spanjolle zgjati mbi dy vjet dhe u krye me mbështetjen e Europolit.

Që nga maji 2020, Europol ka ofruar zhvillim dhe analizë të inteligjencës për të hartuar aktivitetin ndërkombëtar të rrjetit kriminal. Evropa është bërë një treg i madh për trafikantët e drogës.

Ndërsa tradicionalisht kartelet kolumbiane janë marrë vetëm me mafiozët italianë, të cilët kontrollonin hyrjen e drogës në Evropë, kriminelët e rinj janë përfshirë tani në prodhim, kontrabandë dhe shpërndarje në të gjithë kontinentin. Gjatë 15 viteve të fundit, grupet mafioze shqiptare kanë dalë në pah, ndërsa trafikantët kolumbianë dhe domenikanë janë zhvendosur në Evropë për të mbikëqyrur operacionet nga Spanja, e cila prej kohësh është shfaqur si një qendër kryesore për drogën që hyn në Evropë.

policia spanjolle europol

Sondazh

Poll