Aktualitet

Covid, MSH: 3 raste të reja me Covid në vend

Nga 95 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 3 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 229 pacientë aktivë me COVID-19.

31 Tetor 2022, 16:51 Nga I.A
Covid, MSH: 3 raste të reja me Covid në vend
Foto ilustruese

TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 95 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 3 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 229 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Njoftimi i MSH-së:

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 95 testime të kryera gjatë 24-orëve, kanë rezultuar pozitive vetëm tre persona. Të tre të infektuarit janë zbuluar në Gjirokastër. Janë 229 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,981 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 31 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 95
Testime totale 1,997,128
Raste pozitive 331,803
Raste të shëruara 327,981
Raste Aktive 229
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 153
Vlorë 22
Gjirokastër 15
Berat 11
Fier 10
Durrës 8
Elbasan 5
Shkodër 1
Lezhë 1
Korçë 1
Kukës 1
Dibër 1

covid ne vend bilanci i covid ne vend

Sondazh

Poll