Aktualitet

I dënuar me 3 vjet e 7 muaj burg për drogë, arrestohet 52-vjeçari në Vlorë (Emri)

Gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 3 vite e 7 muaj burg Brakën por ai ia kishte dalë t'i shmangej Bluve të qytetit bregdetar të cilët e kërkonin. Arrestimi i tij u bë i mundur falë informacioneve të marra nga Policia në rrugë operative.

31 Tetor 2022, 16:31 Nga F.M e.k
I dënuar me 3 vjet e 7 muaj burg për drogë, arrestohet
Policia

VLORË- Ka marrë fund arratia për 58-vjeçarin Ardian Braka banues në lagjen 28 nëntori, i cili ishte shpallur në kërkim për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 3 vite e 7 muaj burg Brakën por ai ia kishte dalë t'i shmangej Bluve të qytetit bregdetar të cilët e kërkonin. Arrestimi i tij u bë i mundur falë informacioneve të marra nga Policia në rrugë operative.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Vlorë/I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: Ardian Braka, 52 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ardian braka policia e vlores

Sondazh

Poll