Aktualitet

Shqiptari i akuzuar për përdhunim, ministri grek telefonon Çuçin: Kërkoj mobilizim maksimal të Policisë shqiptare

Këtë e kanë bërë të ditur mediat greke, të cilat bëjnë me dije se Theodhorikakos i ka kërkuar homologut të tij mobilizim të policisë shqiptare për gjetjen 46-vjeçarit shqiptar Spartak Dyrmishi që akuzohet për përdhunim. 46-vjeçari ka kaluar në Shqipëri pasi u shpall në kërkim nga Policia.

31 Tetor 2022, 17:45 Nga e.k
Shqiptari i akuzuar për përdhunim, ministri grek telefonon
Takis Theodhorikakos

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi, Takis Theodhorikakos ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi.

Këtë e kanë bërë të ditur mediat greke, të cilat bëjnë me dije se Theodhorikakos i ka kërkuar homologut të tij mobilizim të policisë shqiptare për gjetjen 46-vjeçarit shqiptar Spartak Dyrmishi që akuzohet për përdhunim. 46-vjeçari dyshohet se ka kaluar në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës pasi u shpall në kërkim nga Policia.

Deri më tani, 45-vjeçari mbetet i pa kapur ndërsa Policia greke është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Shqipërisë duke dhënë informacione për kriminelin. Ai është një përdhunues i pamëshirshëm dhe i rrezikshëm, e është identifikuar vetëm nga një tatuazh që e ka në krah. Aktualisht mendohet se po fshihet në Vlorë, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij. Shqiptari njihej si problematik në zonë, ndërsa edhe e ëma ka treguar për mediat greke se shpesh herë e dhunonte e i vidhte paratë.

takis theodhorikakos

Sondazh

Poll