Aktualitet

Policia Rrugore në 'aksion': U goditën 9 raste të tentativës për të korruptuar efektivët. Pezullohen 232 leje drejtimi

Ndërkohë 30 qytetarë janë proceduar nga blutë e kryeqytetit pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

31 Tetor 2022, 15:44 Nga e.k
Policia Rrugore në 'aksion': U goditën 9 raste të
Policia Rrugore

TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet në akset kryesore të kryeqytetit me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. Kështu në njoftimimn e bërë publik për mediat Policia njofton se janë goditur 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjësin e Policisë me qëllim shmangien e gjobave. 

Ndërkohë 30 qytetarë janë proceduar nga blutë e kryeqytetit pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Po ashtu Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se 232 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Rrugore e Tiranës

Kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet. Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera. 30 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. 232 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

policia e tiranes policia rrugore

Sondazh

Poll