Aktualitet

Instagram shfaq probleme, mijëra përdorues s'logohen dot

Sipas DownDetector, problemet filluan rreth orës 13:08 dhe po prekin përdoruesit në mbarë botën. Arsyeja e ndëprerjes mbetet e paqartë. Ndërkohë probleme janë raportuar dhe në llogaritë e përdoruesve shqiptarë, të cilët kanë pasur probleme me logimin.

31 Tetor 2022, 15:23 Nga e.k
Instagram shfaq probleme, mijëra përdorues s'logohen dot
Foto ilustruese

TIRANË- Mijëra përdorues të instagram kanë raportuar se kanë probleme me aplikacionin. Sipas DownDetector, problemet filluan rreth orës 13:08 dhe po prekin përdoruesit në mbarë botën. Arsyeja e ndëprerjes mbetet e paqartë. Ndërkohë probleme janë raportuar dhe në llogaritë e përdoruesve shqiptarë, të cilët kanë pasur probleme me logimin.

"Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me aksesin në llogarinë tuaj në Instagram. Po e shqyrtojmë dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin", thueht në një njoftim të Instagram në Twitter.

Deri më tani, më shumë se 4,000 probleme janë regjistruar në DownDetector, prej të cilave 1000 vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo nuk ka prekur të gjithë përdoruesit por vetëm disa llogari për një arsye që ende nuk dihet por sipas Meta-s po punohet që ky problem të zgjidhet se ma ëshpejt të jetë e mundur dhe gjithçka të vijojë normalisht, shkruan Daily Mail, e cila ka kontaktuar me kompaninë në lidhje me problenin.

instagram

Sondazh

Poll