Aktualitet

Gara për kreun e SPAK! Prokurori Dumani depoziton kërkesën, numri i kandidatëve shkon në 3

Afati për aplikimin e kandidaturave është 2 nëntor 2022, ora 24:00. Arben Kraja përfundon mandatin në datën 18 dhjetor.

31 Tetor 2022, 15:10 Nga A.B
Gara për kreun e SPAK! Prokurori Dumani depoziton kërkesën, numri
Altin Dumani

TIRANË- Prokurori Altin Dumani ka depozituar kërkesë duke shprehur interes për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Me kandidimin e Dumanit, numri i personave që synojnë këtë post, shkon në tre.

Ata janë: Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani. 

Mandatit 3-vjeçar të drejtuesit të saj, Arben Kraja, po i vjen fundi, pasi kreu i këtij institucioni gëzon vetëm një mandat dhe nuk ka të drejtë rizgjedhjeje. Kështu që për zëvendësimin e tij, KLP hapi garën më 19 shtator. Përmes një njoftimi bëri me dije se kandidatët duhet të plotësojnë disa kushte, si eksperienca në  ndjekjen e çështjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar; aftësi në organizimin dhe drejtimin e një structure, vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv si dhe imazh publik si prokuror. 

Afati për aplikimin e kandidaturave është 2 nëntor 2022, ora 24:00. Arben Kraja përfundon mandatin në datën 18 dhjetor. Në momentin që do të largohet si kryetar i SPAK, Kraja do të vijojë të mbetet prokuror i SPAK edhe për gjashtë vite të tjera. Kjo pasi mandati i një prokurori është nëntë vite, ndërsa drejtuesi i SPAK zgjidhet çdo tre vjet dhe nuk ka të drejtë të rizgjidhet.

 

 

altin dumani gara për kreun e spak

Sondazh

Poll