Politike

Territorialja/ Denaj: Copëtimi i territorit nuk garanton cilësi, 49 bashki ulën numrin e punonjësve në administratë me 35%

Sipas ministres, ‘copëtimi’ më tej i territorit nuk garanton cilësi shërbimesh.

31 Tetor 2022, 16:25 Nga F.M
Territorialja/ Denaj: Copëtimi i territorit nuk garanton cilësi, 49
Anila Denaj

TIRANË- Ministrja e Financave Anila Denaj ka folur në lidhje me raportin për Reformën Territoriale. E pranishme në Kuvend, Denaj tha se gjatë viteve, numri i punonjësve në administrate është ulur me 35%. Ajo tha se rritje kanë pasur vetëm 12 bashki, por që sipas Denaj bashkë me punonjësit është shtuar dhe cilësuar e shërbimit. Sipas ministres, ‘copëtimi’ më tej i territorit nuk garanton cilësi shërbimesh.

Pjesë nga fjala e Denajt:

Nuk duhet të bëjmë kakofoni numrash, duhet të flasim për totalin. Ka një numër prej gati 5600-6000 që janë për të mbështetur investimet që thamë pak më parë. Vetëm 12 bashki kanë rritur numrin e punonjësve në administratë. 49 bashki e kanë ulur numrin e punonjësve me 35%. Nëse të ardhurat janë rritur me dy herë siç thoni ju, investimet janë rritur me tre herë. Pa dashur të shkoj në përfundimin e raportit, dua ta qas këtë parlament ndaj vëmendjes së të ardhurave, në një kohë që mendojmë të copëtojmë territorin? Copëtimi i territorit rrit koston dhe nuk garanton cilësinë e shërbimit për qytetarët. Duke siguruar që 94% e të gjitha shërbimeve realizohen online, nuk e gjejmë me vend ndarjen e territorit. Maxhoranca synon rritjen e cilësisë së përfaqësimit, një nga pikat e rëndësishme që i jepet strategjisë për të vijuar më tej, është pikërisht ndërhyrja ligjore aty ku mund të përmirësohemi më shumë, në nenin 39. Strategjia është një process që vijon dhe ndiqet nga Ministria e Brendshme dhe njësitë vendore të mëdha dhe të konsliduara financiarisht janë ato që përfitojnë më shumë. Të copëtosh më shumë territorin do të thotë të shkosh drejt decentralizimit. Përgjatë veprimtarisë është shtruar pyetja nëse jemi në momentin e duhur për të vijuar me copëtimin e jëtij territory. Cila do të ishte përgjigjia e pyetjeve të shtruara? Nuk ka kohë në fakt për të mos analizuar një reform, dhe pse 7 vjet, siç thamë është e pamjaftueshme. Duke ruajtur kritetet, të jetë qendër e një zonë funksionale, të ketë qenë bashki para ndarjes territorial të 2015. Kriteri që do të mbështeste faktin që shkëputja nga bashkia të mos dëmtojë zhvillimin e njësisë nga e cila shkëputet, të ketë numrin e popullsisë që duhet dhe që numri i bizneseve të jetë i mirëpërfaqësuar. Këto pyetje duhet t’i bëjmë shpesh por nuk duhet të bëjmë gabime në dhënien e përgjigjeve të këtyre pyetjeve. Kur numri 94 nuk u përshtat me asnjë nga këto kritere, atëherë mbetën në të njëjtat numra.

anila denaj seance plenare 31 tetor 2022

Sondazh

Poll