Politike

Bujar Leskaj ndërhyn në Komisionin e Ekonomisë: Ju ftoj në protestë. Shalsi: Suksese në jetë

Në momentin që po bisedohej në lidhje me fisklalizimin si dhe tatimit deputeti Bujar Leskaj ka ndërhyrë dhe u ka bërë thirrje të pranishmëve që të dalin në protestë.

31 Tetor 2022, 16:05 Nga I.A
Bujar Leskaj ndërhyn në Komisionin e Ekonomisë: Ju ftoj në
Eduart Shalsi

TIRANË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. Në momentin që po bisedohej në lidhje me fisklalizimin si dhe tatimit deputeti Bujar Leskaj ka ndërhyrë dhe u ka bërë thirrje të pranishmëve që të dalin në protestë. Në përgjigje të kësaj thirrje kreu i komisionit Eduart Shalsi e ka ironizuar duke i uruar suksese në jetë. Ndërkohë që deputeti socialist Erion Braçe ka vazhduar bisedën duke i thënë Leskaj që ta pastrojnë nga SHIK-u protestën.   

Pjesë nga debati:

Shalsi: Para se të kalojmë te pyetjet keni të gjitha kërkesat që kanë ardhur për dëgjesa. Që nga grupet e interesit, siç janë fabrikat e prodhimit të burrës deri te pedagogët. Janë pedagogë të ekonomikut. Keni disa kërkesa dhe jen i të lutur të jepni sygjerime e komente. 

Braçe: Pash këtë materialin referuar këresave. Mendoj se isha i qartë referuar materialit të fiskalizimit. Kjo që është këtu nuk është analizë. Do të doja një analizë të procesit të fiskalizimit sipas sektorëve por edhe rezultatet që janë arritur. Jam i bindur që ligjet që do të diskutojmë sot janë të lidhur me procesin e fiskalizimit.

Tabaku: Unë kisha disa pyetje dhe disa komente. Do kishte qënë logjike që të kishim dhe ligjin për tatimin. Ta diskutonim atë në fillim. Së pari neni 15 i ligjit flet për zyrat tatimore të qeverisjes vendore. Ju po hiqni kompetencat nmga zyrat tatimore të qeverisjes vendore për të zbatuar ligjin e procedurave tatimore, apo kuptohet gabim. Elementi i dytë që unë doja të sqaroja që në fillim është dhe ligji i tatimeve. është normale që të kemi një ligj të ri për tatimet. 

Leskaj: është më e rëndësishme protesta.

Shalsi: Suksese.

Leskaj: Ju bëj thirrje të vini në protestë.

Shalsi: Sukese në jetë.

Leskaj: Opo atë sma thua dot t'i se nuk je aq i madh.

Shalsi: A ka mundësi që të vazhdojë zonja Tabaku.

Leskaj: Ju ftoj të vini në protestë.

Braçe: Pastroheni nga SHIK-u protestën

Leskaj: Po në SHIK ka qenë Damiani.

Braçe: Jo jo, Damiani ka qenë në SHISH

Leskaj; Po e njejta gjë janë.

Braçe: Si janë e njejta gjë, i pari ka vrarë njerëz...

eduart shalsi erion braçe bujar leskaj jorida tabaku

Sondazh

Poll