Aktualitet

E akuzuar për korrupsion, SPAK kërkon zgjatjen me 3 muaj të hetimeve për gjyqtaren Zamira Vyshka

Gjyqtarja e lënë në masën e sigurisë 'arrest shtëpie'  po hetohet për korrupsion nga SPAK

31 Tetor 2022, 15:09 Nga I.A
E akuzuar për korrupsion, SPAK kërkon zgjatjen me 3 muaj të
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme SPAK po kërkon zgjatjen me tre muaj për gjyqtaren e Elbasant Zamira Vyshka. Gjyqtarja e lënë në masën e sigurisë 'arrest shtëpie'  po hetohet për korrupsion nga SPAK.

Së bashku me Vyshkën është vënë në pranga dhe avokati Ilir Pashaj bashkë me 4 persona të tjerë. SPAK po zhvillon gjithashtu dhe një hetim pasuror ndaj gjyqtares së Elbasanit Vyshka.

Vyshka dhe Pashaj akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal. Dyshohet se persona të interesuar/familjarë të Xhuljo Musajt të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit. Arrestimet erdhën pasi përgjimet dhe vëzhgimet e Prokurorisë së Posaçme nxorën zbuluar gjyqtaren dhe avokatin Ilir Pashai.

zamira vyshka

Sondazh

Poll