Politike

Akuzat e Berishës, Rama: Njerëz me bisht në vend të gjuhës! Udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se të 'nongratës'

Rama deklaron se udhëtimet e tij nuk kanë kushtuar aq sa thotë opozita, por shumë më pak seç ka harxhuar Berisha kur ishte kryeministër.

31 Tetor 2022, 14:59 Nga A.B
Akuzat e Berishës, Rama: Njerëz me bisht në vend të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, për udhëtimet me charter. Në një postim të bërë në 'Twitter', Rama thotë se ata janë kthyer në njerëz me bisht në vend të gjuhës që tallen me Shqipërinë. Ai përsërit sërish se udhëtimet e tij kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Berishës, kur ishte në krye të Qeverisë.

REAGIMI I RAMËS:

Njerëz me bisht në vend të gjuhës që tallen me Shqipërinë e shqiptarët, mjeranë në shërbim të Rublave ruse! Vazhdojnë me 22 milionë € për fluturimet e kryeministrit, ndërkohë që udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Nongratës! #MeFakteJoMeRubla

Ky reagim vjen pas akuzave të bëra ditën e sotme nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Ai ka propozuar ngritjen e një komisioni hetimor për zyrtarët dhe politikanët që abuzojnë me udhëtime.

Hackerat kanë publikuar të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 137. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një krim, shpenzimin e mbi 19 milionë eurove në këto udhëtime.

edi rama fluturimet e rames me charter

Sondazh

Poll