Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Kjo është Dea Riçku, ish-policja më e bukur e ‘Shqiponjave’, gruaja e Santiago Malkos (FOTO)

28 Gusht 2019, 09:21 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE/ Kjo është Dea Riçku, ish-policja më e bukur e

TIRANË- Dosja.al mëson identitetin e ish-polices së repartit “Shqiponja”, e cila është bashkëshortja e ish-policit të vrarë, Santiago Malko. Dea Riçku, ish-efektivja e repartit Shqiponja, e prezantuar në media si “Policia më e bukur e Shqipërisë, ka qenë partnerja e Malkos, me të cilin ka edhe dy fëmijë, një vajzë 3 vjeçe dhe një djalë 14 muajsh.

Dea hyri në Policinë e Shtetit në vitin 2014 dhe më pas, u katapultua si pjesë e repartit “Shqiponja”. Ajo ka qëndruar në punë deri në vitin 2016 dhe më pas është larguar, pas konflikteve që pati Santiago me ëllezërit Lashi.

Burime i thanë Dosja.al, se Dea dhe Santiago u njohën me njëri-tjetrin në Akademinë e Sigurisë, e më pas nisën të bashkëjetonin me njëri-tjetrin. Në vitin 2016, kohë kur Santiago u përfshi në konfliktin me vëllezërit Lashi, Dea jepte intervistë për gazetën “Panorama”, ku thoshte se ndihej me fat që ishte pjesë e Policisë.

Mbrëmjen e djeshme, te “Xhamlliku”, u ekzekutua në makinën e tij tip “BMW X5”, Santiago Malko, ish-polic. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive.

Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dea riçku ekzekutohet santiago malko dea riçku ekzekutohet santiago malko

Sondazh

Poll