Aktualitet

Santiago Malko u ekzekutua me kallashnikov, ja ku u gjet arma e krimit

28 Gusht 2019, 06:44 Nga DOSJA
Santiago Malko u ekzekutua me kallashnikov, ja ku u gjet arma e krimit

TIRANË– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin ku mbeti i vrarë ish-polici Santiago Malko. Mësohet se ish-efektivi është ekzekutuar me kallashnikov. 

Arma e krimit është gjetur në makinë e cila u dogj menjëherë pas ngjarjes në Ferraj të Tiranës. Automjeti tip “Mercedez Benz” dyshohet se u përket autorëve të krimit. 

Në vendngjarje policia ka sekuestruar më shumë se 10 gëzhoja, me të cilat u krye vrasja e Malkos. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar mbi 10 persona në polici për tu pyetur rreth ngjarjes. Ata janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje por priten të tjera shoqërime. 

Ish-polici Santiago Malko mbeti i vrarë një natë më parë me 10 plumba. Ai u ekzekutuar në orën 22:25, në rrugën “Xhanfize Keko” teksa ishte në ecje me makinën e tij.

Pak orë pas vrasjes është gjetur një makinë e djegur në Ferraj që dyshohet se u përket autorëve. Gjithashtu policia ka identifikuar një prej personave që dyshohet se morën pjesë në atentat, me inicialet D.A., i cili është shpallur në kërkim.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet santiago malko santiago malko vritet ish-polici ekzekutohet santiago malko santiago malko vritet ish-polici

Sondazh

Poll