Aktualitet

Atentat mafioz në Tiranë, vritet me 4 plumba ish-polici Santiago Malko, mik i Vis Martinajt (FOTO)

27 Gusht 2019, 20:33 Nga DOSJA
Atentat mafioz në Tiranë, vritet me 4 plumba ish-polici Santiago

TIRANË- Një krim i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve të deritanishme kemi të bëjnë me një vrasje e tipit mafioz, ku një i ri, ish-punonjës policie është ekzekutuar në makinën e tij. Dosja.al ka mësuar se viktima është Santiago Malko, i cili është qëlluar ne makinën e tij me 4 plumba rreth orës 21:25 në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, në afërsi të zonës së Xhamllikut.

Kanë qenë të parët banorët e zonës që kanë informuar policinë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur viktimën të mbytur në gjak. Burime nga vendi i ngjajres bëjnë me dije se autoret kanë qenë dy persona, me një furgon, që kanë ndjekur që nga fresku makinën tip “BMË” të Malkos. Ata kanë qëlluar me breshëri mbi makinën, derisa 26-vjeçari ka humbur kontrollin dhe është përplasur tek një lavazho. Atu autorët kanë dalë nga makina sipas dëshmive dhe e kanë qëllaur me një plumb në kokë që i ka marrë jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta Policie ku po kryejnë hetime intensive dhe po mblidhen prova dhe dëshmi. Po ashtu n vendin e ngjajres ka shkuar dhe drejtori i Policisë se Tiranës dhe drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu.

Për më shumë se një orë ekspert të kriminalistikës kanë mbledhur prova të shumta dhe bëhet me dije se viktima është qëlluar disa herë kur ka qenë duke ecur dhe më pas, ku ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin është qëllaur dhe në kokë. Ndërkohë një grup tjetër i Policisë ka gjetur një makinë të djegur në fshatin Ferraj që mësohet se është përdorur nga autorët.

Pranë viktimës kanë mbërtitur dhe familjarët të cilët kanë shpërthyer në lot dhe në të bërtitura. Tashmë trupi i 26-vjeçarit, që njihet dhe si mik i Ervis Martinajt ndodhet në morgun e spitalit të Tiranës, ku do i bëhet dhe ekspertiza mjeko-ligjore.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet santiago malko santiago malko vritet ish-polici ekzekutohet santiago malko santiago malko vritet ish-polici

Sondazh

Poll