Aktualitet

DINAMIKA /Të maskuar me kapuç të zi, si i zunë pritë ekzekutorët Santiago Malkos kur doli nga lavazhi, përdorën dy makin

28 Gusht 2019, 09:17 Nga DOSJA
DINAMIKA /Të maskuar me kapuç të zi, si i zunë pritë

TIRANË– Është zbardhur dinamika e vrasjes dhe mënyra se si u ekzekutua ish-polici Santiago Malko, një natë më parë në zonën e ‘Xhamllikut’. Dosja.al ka mësuar se ish-efektivi ishte nën vëzhgim nga personat të cilët i morën jetën dhe ata i zunë pritë në momentin që ka dalë nga lavazhi ku po lante makinën.

Të maskuar me kapuçë të zinj, atentatorët përdorën dy makina për të vrarë Malkon. Teksa 26-vjeçari po ecte me makinën e tij tip “BMW X5”, në rrugën “Xhanfize Keko”, një nga automjetet i zuri rrugën e ndërsa nga automjeti tjetër që kishte në krah filluan të shtënat me breshëri kallashnikovi.

I hutuar nga plumbat dhe teksa mundohej të shmangej, ish-efektivi ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Më pas makina tip “BMW X5”, më targa “AA 153 OO”, ka marrë zvarrë disa kazanë plehrash dhe ka përfunduar i përplasur me murin e lavazhit. Në vendin e ngjarjes duken qartë gjurmët që ka lënë automjeti i viktimës për rreth 50 metra.

Në këtë moment për t’u siguruar për vdekjen e Santiago Malkos, atentatorët janë afruar pranë tij dhe e kanë qëlluar me plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ekzekutimit, autorët janë larguar me shpejtësi ndërsa pak minuta më vonë, në Ferraj të Tiranës është gjetur një automjet “Mercedez Benz” i djegur, që dyshohet se u përket autorëve. Brenda automjetit është gjetur edhe një armë e llojit ‘kallashnikov’, që dyshohet se është arma me të cilën u krye vrasja.

Deri më tani policia ka shoqëruar 10 persona të cilët janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

26-vjeçari që u ekzekutua një natë më parë ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive.

Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet santiago malko ervis martinaj santiago malko ekzekutohet santiago malko ervis martinaj santiago malko

Sondazh

Poll