Aktualitet

Makina përplas për vdekje të miturin në Fier, plagoset e ëma, shoferi braktis mjetin

28 Gusht 2019, 07:53 Nga DOSJA
Makina përplas për vdekje të miturin në Fier, plagoset e

FIER– Një 14-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Levan-Fier në vendin e njohur si “Fermë Çlirim”.

Mësohet se i mituri 14-vjeçar po kalonte rrugën në momentin që është përplasur nga automjeti. Pavarësisht mbërritjes së ambulances, i vogli nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra.

Ndërkaq, mësohet se në këtë aksident të rëndë, ka mbetur e plagosur edhe nëna e viktimës, shtetasja me iniciale M.B, 36  vjeç, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. 

Drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendngjarja.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Sot rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Fermë-Çlirim”, shtetasi R.S, 20 vjeç, banues në Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasen M.B, 36 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve si dhe djalin e saj 14 vjeçar i cili ndërroi jetë.

Drejtuesi i mjetit R.S pas përplasjes është larguar nga vendngjarja por u kap nga shërbimet e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes e plotë të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier levan-fier vdes 14 vjecari aksident ne fier levan-fier vdes 14 vjecari

Sondazh

Poll