Aktualitet

DEL FOTOJA/ Ky është Santiago Malko, ish-polici që u ekzekutua me 10 plumba

28 Gusht 2019, 07:22 Nga DOSJA
DEL FOTOJA/ Ky është Santiago Malko, ish-polici që u ekzekutua me

TIRANËDosja.al ka sigurar foton e ish-policit që u ekzekutua një natë më parë me 10 plumba në rrugën “Xhanfize Keko”. Personi që shikoni në foto është Santiago Malko.

Malko u vra në një atentat mbrëmjen e kaluar teksa po lëvizte me automjetin e tij tip “BMW X5”. Ish-policit i zuri rrugën një furgon i bardhë e ndërsa dy persona e qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një automjet tip “Mercedez Benz”. I hutuar nga plumbat, Malko humbi drejtimin e mjetit dhe u përplas me murin e një lavazhoje.

Më pas atentatorët iu afruan automjetit të Malkos, e qëlluan ish-efektivin me plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Pak orë pas vrasjes është gjetur një makinë e djegur në Ferraj që dyshohet se u përket autorëve. Brenda në makinë u gjet edhe një armë e llojit kallshnikov, me të cilën dyhsohet se është kryer vrasja.

Gjithashtu policia ka identifikuaur një prej personave që dyshohet se mori pjesë në atentat, me inicialet D.A., i cili është shpallur në kërkim. Ditën e sotme janë dhoqëruar dhjetëra persona që dyshohet të kenë lidhje me atentatin ndaj ish-efektivit. Ata janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje, por priten të tjera shiqërime.

26-vjeçari që u ekzekutua një natë më parë në makinën e tij tip “BMË X5” ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive.

Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet santiago malko ervis martinaj santiago malko ekzekutohet santiago malko ervis martinaj santiago malko

Sondazh

Poll