Aktualitet

Emiljano Shullazi lë qelinë, shtrohet në spitalin privat

28 Gusht 2019, 07:40 Nga DOSJA
Emiljano Shullazi lë qelinë, shtrohet në spitalin privat

TIRANË– Emiljano Shullazi, i dënuar me 14 vite burg për gjobvënie dhe grup të strukturuar kriminal ka lënë qelinë e burgut. Dosja.al mëson se kreu i bandës ‘Shullazi’ është shtruar një ditë më parë për disa orë në një nga spitalet private të kryqytetit.

Ende nuk dihen arsyet shëndetësore, të cilat kanë bërë që Shullazi të lërë qelinë ku po vuan dënimin dhe të shtrohet në një spital privat.

Burime për Dosja.al tregojnë gjithashtu se Shullazi është shoqëruar nga grupi i gatshëm i drejtorisë së Burgjeve.

Emiljano Shullazi u dënua nëntorin e kaluar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 14 vite burg pas 50 seacash gjyqësore. Ai u dënua për gjobëvënie dhe grup të strukturuar kriminal.

Për akuzën e presionit dhe kanosjes ndaj dy rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule dhe atë të shkatërrimit të pronës, për vendosje tritoli biznesmenit Jani Zaka në Tiranë dhe Adriatik Kuçuku në Lushnjë, Shullazi u shpall i pafajshëm.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi emiljano shullazi shtrohet ne spital emiljano shullazi emiljano shullazi shtrohet ne spital

Sondazh

Poll