Sport

VAR 'tërbon' Real Madrid, një penallti “bujare” frenon kampionët e Spanjës, Girona ikën me pikë në Bernabeu

Real Madrid priste Girona-n në javën e 12-të të La Liga-s. Ekipi madrilen vinte pas humbjes në mesjavë ndaj Leipzig në Champions League.

30 Tetor 2022, 18:38 Nga DOSJA

VAR 'tërbon' Real Madrid, një penallti “bujare”

SPANJË -Real Madrid priste Girona-n në javën e 12-të të La Liga-s. Ekipi madrilen vinte pas humbjes në mesjavë ndaj Leipzig në Champions League. Në 'Bernabeu', vendasit jo vetëm që nuk rikuperuan atë humbje, por morën një barazim me shifrat 1-1, që u konsiderua një hap fals. Ekipi Ancelottit kryeson kampionatin, por vetëm një pikë përpara Barcelonës.

Ndonëse pas ndeshjes, gjëja më e keqe për skuadrën nuk ishte barazimi, por loja diskrete që ata zhvilluan, e cila nuk ishte gjë tjetër veçse vazhdimësi e asaj që u pa ndaj Leipzig. Një pjesë e parë pa gola, ndërsa fraksioni i dytë ishte një dramë e vërtetë. Në minutën e 70', Vinicius do të shënonte golin e avantazhit për Real Madrid, ndërsa nëntë minuta më vonë, kryesori akordoi 11-metërsh për Gironan për prekje të topit me dorë të Asesnios, mpasi i pa pamjet në sistemin VAR.

Nga pika e bardhë e penalltisë nuk gaboi Stuani, 1-1. Në minutën e 89' Rodrygo do të shënonte për Real Madrid, por sistemi VAR ndërhyn edhe një herë pasi arbitri sheh se sulmuesi ka ndërhyrë ndaj portierit. Në shtesë Toni Kross u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, me Realin që e kishte të pamundur të inferioritet në minutat shtesë të shënonte golin e fitores.

E.Ç (Dosja.al)

real madrid girona

Sondazh

Poll