Sport

Real Madridi njeh edhe Flamengon, një tjetër rival për Kupën e Botës midis klubeve

Skuadra spanjolle do të jetë sërish favoriti i madh për të fituar turneun, data dhe vendi ku do të zhvillohen finalet ende nuk dihen...

30 Tetor 2022, 08:51 Nga DOSJA

Real Madridi njeh edhe Flamengon, një tjetër rival për Kupën

SPANJE - Gabriel Barbosa, Gabigol, shënoi golin që i dha Flamengos kupën e tretë Libertadores në historinë e saj dhe kualifikoi skuadrën nga Rio de Zhaneiro për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës midis klubeve, vendi dhe datat ku do të zhvillohet turneu nuk dihen ende. Pjesëmarrja e fundit e Flamengos në një Botëror për Klube ishte në vitin 2019, kur humbën finalen kundër Liverpoolit (1-0).

Përveç Real Madridit, si fitues të Champions League dhe Flamengos, si fitues i Copa Libertadores, atyre në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube do t’u bashkohet edhe Seattle Sounders nga Shtetet e Bashkuara, si fitues i Champions League të CONCACAF, Wydad Casablanca nga Maroku, si kampion i Champions League të Afrikës dhe Auckland City nga Zelanda e Re, si fitues i Champions League të Oqeanisë.

Mbeten të dihen dy skuadra, ajo që do të përfaqësojë vendin organizator dhe fituesi i Champions League të Azisë, i cili do të bëhet i ditur më 26 shkurt, datë kur do të luhet ndeshja e dytë e finales. Japonezja Urawa është një nga finalistët, por mbetet të shihet se kush do të jetë rivali i tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll