Sport

FORMULA 1/ Verstappen fiton ‘pole’ në GP të Meksikës, Ferrari nuk tremb askënd…

Rezultati më i keq i sezonit për 'Kokëkuqen', që do të fillojë garën me Sainz në vend të 5-të dhe Leclerc të 7-të

30 Tetor 2022, 06:28 Nga DOSJA

FORMULA 1/ Verstappen fiton ‘pole’ në GP të Meksikës,

MEKSIKE - Gara kualifikuese në Grand Prix të Meksikës në Formula 1 mbajnë nënshkrimin e Max Verstappen, i cili fiton një tjetër ‘pole position’ të sezonit.  Holandezit, i cili xhiroi në 1:17.775, do t'i bashkohet në rreshtin e parë Mercedes i George Russell, me Hamilton dhe Perez në rreshtin r dytë. Ferrari është në vështirësi, me Carlos Sainz që hap rreshtin e tretë me vendin e pestë në radhë përballë Bottasit, ndërsa Leclerc do të startojë i 7-ti. Kualifikimi më i keq i sezonit për skuaderinë ‘kokëkuqe’.

FORMULA 1/ Verstappen fiton ‘pole’ në GP të Meksikës,

Max Verstappen nuk bën zbritje në Mexico City, duke arritur një tjetër ‘pole position’ të sezonit. Duke drejtuar një super Red Bull, të aftë për më shumë se tre të dhjetat e sekondës para Mercedesit, holandezi dy herë kampioni i botës, nuk përmbahet duke triumfuar në GP e Meksikës që është përpara, një garë emocionuese dhe sigurisht jo pa surpriza. 

Për të provuar epërsinë e tij, ai do të përballet me Russell dhe Hamilton, cili do të përpiqet ta luftojë holandezin në një pistë, që e ka parë të triumfojë dy herë deri më tani. Britanikët, të cilët kanë gjetur një Mercedes të ri dhe të shpejtë, nuk do t'u japin atyre një jetë të lehtë, por do t'u duhet të shikojnë të pasmet nga Red Bulli tjetër i Sergio Perez, i cili do të startojë nga i katërti në rrjetë në rreshtin e dytë.

Ja dhe renditja, se si do të startojë gara e mbrëmjes së sotme (të dielën, ora 20:00) për Grand Prix të Meksikës:

FORMULA 1/ Verstappen fiton ‘pole’ në GP të Meksikës,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll