Sport

Humbja e dytë radhazi në kampionat! Liverpool nuk ndez më, Leeds e fundos në minutën e fundit

29 Tetor 2022, 22:59 Nga DOSJA

Humbja e dytë radhazi në kampionat! Liverpool nuk ndez më, Leeds

ANGLI- Fitorja në Champions nuk e ndez Liverpoolin në kampionat. Humbja e dytë radhazi për Reds në Premier League, të cilët u mposhtën 2-1 në shtëpi nga Leeds. Ndeshja nis me njëherë me gol për Leeds. Në minutën e 3' Rodrigo do të përfitonte një gabim flagrant i Joe Gomez që çon Alisson në kundërkohë.

Në minutën e 14-të, Salah do të barazonte shifrat pas një topi të dhënë nga Robertson. Megjithatë, barazimi nuk i bëri miqtë të tërhiqen, Aaronson goditi traversën në minutën e 21-të. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 89-të erdhi befasia për lojtarët e Jurgen Klopp.

Summerville, në fakt, ka arritur të gjejë golin e dytë dhe t’i dhurojë fitoren Leeds-it. Një gol që i ka dhënë fund ecurisë mbresëlënëse të Van Dijk prej 70 ndeshjesh radhazi pa pësuar gol në ndeshjet e kampionatit të luajtura në Anfield me Liverpolin.

E.Ç (Dosja.al)

liverpool leeds

Sondazh

Poll