Sport

VIDEO/ Flamengo fiton Copa Libertadores, për herë të tretë në historinë e saj...

Flamengo fitoi, për herë të tretë në historinë e saj, Copa Libertadores të shtunën kundër Athletico Paranaense (1-0) në një finale 100% braziliane.

30 Tetor 2022, 06:50 Nga DOSJA

VIDEO/ Flamengo fiton Copa Libertadores, për herë të tretë

BRAZIL - Për herë të tretë në historinë e saj, Flamengo u kurorëzua të shtunën kampion i Amerikës së Jugut. Shtatë herë kampionët kombëtarë fituan edhe Copa Libertadores (ekuivalent me Champions League), pasi mundën Athletico Paranaense (1-0), në një finale gjithë-braziliane.

Flamengo pason Palmeiras, kampion i dyfishtë dhe fitues ndaj Flamengos vitin e kaluar. Të udhëhequr nga drejtuesit, Dorival Junior, ‘cariocas’ hapën rezultatin përmes Gabigol (45’+4), pak pas të kuqes që mori Pedro Henrique, qendërmbrojtësi i Paranaense. Pas 90 minutash, trajnerit Luiz Scolari iu desh t’u uronte kundështarët për fitoren e Copa Libertadores, e treta në historinë e tyre.

VIDEO/ Flamengo fiton Copa Libertadores, për herë të tretë

Duhet theksuar, se edhe ky titull do të jetë pjesë edhe e kurrikulës së Paulo Sousas, pasi portugezi ishte trajner i Flamengos gjatë gjithë fazës së grupeve të kompeticionit, duke përfunduar i shkarkuar në fillim të qershorit. Për herë të 22-të një ekip brazilian që fiton Copa Libertadores, kundrejt 25 fitoreve të skuadrave argjentinase.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll