Sport

Cavani dëmton kaviljen, Uruguaji mban frymën tre javë para Kupës së Botës...

Sulmuesi kishte neglizhuar disa shqetësime të mëpashme në nyje, që tashmë e detyruan atë të zëvendësohej.

30 Tetor 2022, 07:52 Nga DOSJA

Cavani dëmton kaviljen, Uruguaji mban frymën tre javë para

SPANJE - Edinson Cavani ka dëmtuar kyçin e djathtë, pak pas fillimit të ndeshjes kundër Barcelonës dhe më në fund është dashur të zëvendësohet në minutën e 17-të të lojës. Lojtari është rrëzuar përtokë me fytyrë të shqetësuar dhe ka vënë dorën në kyçin e këmbës së djathtë, i cili i ka sjellë probleme që nga fillimi i sezonit. Ishte e qartë se ai kishte paralajmëruar tashmë pankinën, sepse si Hugo Duro ashtu edhe Marcos André kishin kohë që po ngroheshin.

Pas ndeshjes, Gattuso nuk dha shumë detaje, megjithëse nuk dukej mirë: “Cavani kishte shqetësime në kyçin e këmbës, nuk është mirë”. Ky është një shqetësim për Valencian dhe për kombëtaren uruguajane që pret golashënuesin për Botërorin e Katarit, që fillon pas tre javësh. I përfshirë, natyrisht, në paralistën e trajnerit Diego Alonso, futbollisti ndërkombëtar nuk shkoi më në thirrjen e fundit të kombëtares, për të finalizuar formacionin e tij te Valencia.

Cavani ka hyrë gradualisht në ritmin e garës dhe kishte luajtur gjashtë ndeshje radhazi, e shtata ishte kundër Barcelonës, të gjitha si titullar. Megjithatë, vetëm javën e kaluar, sulmuesi uruguajan luajti një ndeshje të plotë për herë të parë, kundër Mallorca. Madje, dy javë më pare, kyçi i djathtë i kishte dhënë një paralajmërim në ndeshjen kundër Elçes. Lojtari shënoi një dygolësh, por u zëvendësua në pjesën e parë si masë paraprake: “Kavilja më është fryrë pak, por nuk është asgjë, do të jem gati për disa ditë”. Dhe kështu ndodhi sepse ai filloi përsëri kundër Sevilla të martën e kaluar.

Cavani kishte shënuar katër gola në tre ndeshjet e fundit (Elche, dy ndaj Sevilla dhe Mallorca) dhe kishte humbur një penallti në Pamplona, ​​kundër Osasuna. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll