Sport

LewanGOLski! Barcelona 'trullos' Valencia-n në minutën e 93', ndeshja mbyllet me sherr (video)

Duhet një gol i minutës së fundit nga Robert Lewandowski që Barcelona të mposhtë Valencia-n e Rino Gattusos pas një beteje të vërtetë.

29 Tetor 2022, 23:21 Nga DOSJA

LewanGOLski! Barcelona 'trullos' Valencia-n në minutën e

SPANJË- Duhet një gol i minutës së fundit nga Robert Lewandowski që Barcelona të mposhtë Valencia-n e Rino Gattusos pas një beteje të vërtetë. Mundësia e parë është për Ansu Fatin, i cili ngacmon në atë tentativë Mamardashvilin, ndërsa Valencia humbet Cavanin nga dëmtimi. (Sulmuesi kishte shënuar katër gola në tre ndeshje.) Mamardashvili do të ishte sërish protagonist me tentatviat e de Jong dhe të Lewandowskit.

Në pjesën e dytë, Valencia do të shënonte golin e avantazhit me Samuel Lino, por ishte sistemi VAR që anuloi golin. Atëherë kur po luheshin minutat shtesë dhe të gjithë mendonin se ndeshja do të përfundonte pa fitues, Lewandowski bën një mrekulli duke u shtrirë në maksimum për të shtyrë drejt rrjetës një top të krosuar nga Raphina. Pak minuta para përfundimit të ndeshjes pati edhe momente tensioni. Mbrojtësi i Valencia-s shtyn Lewandowskin duke e plasur në tokë.

E.Ç (Dosja.al)

barcelona lewandowski valencia

Sondazh

Poll