Sport

‘Çmendet’ Xavi, pamjet bëhen virale! Pique nuk ishte gati: ishte pa palestrina, pa gete dhe hyri në fushë pa i lidhur këpucët…

Qendërmbrojtësit të Barcelonas i është dashur të futet në fushën e lojës pas dëmtimit të Koundé.

30 Tetor 2022, 07:58 Nga DOSJA

‘Çmendet’ Xavi, pamjet bëhen virale! Pique nuk ishte

SPANJE - Nuk është hera e parë, që një trajner kap një nga lojtarët që ka në pankinë, që ai nuk është gati për t’u futur në fushën e lojës. Nuk ishte i përgatitur as Gerard Pique, i cili hyri në fushë në minutën e 75-të, për shkak të dëmtimit të bashkëlojtarit të tij Koundé.

“I mungonin (palestrinat) mbrojtëset e këmbëve dhe getat, nuk kishte bërë ngrohen dhe nuk ishte planifikuar të futej në fushë, ajo ishte një emergjencë ”,- ka thenë Xavi pas ndeshjes, duke dashur ta ‘mbrojë’ disi ish-shokun e tij të skuadrës.

Në pamjet e ndeshjes u pa se si Busquets dhe disa asistentë, tentuan t'i zgjidhin lidhëset e këpucëve të qendërmbrojtësit të Barcelonës. Mision i pamundur… Më në fund, Gerardit iu desh të shkelte në bar me një nga këpucët e tij të palidhura.

‘Çmendet’ Xavi, pamjet bëhen virale! Pique nuk ishte

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll