Sport

Tifozët e Interit boshatisën stadiumin në pjesën e parë ndaj Sampdorias, vritet në atentat lideri i ultrasve

Tifo-grupi 'Curva Nord' i Interit u zbraz gjatë pushimit të pjesës së parë në takimin kundër Sampdorias në shenjë zie për vdekjen e një prej liderëve të saj historikë, Vittorio Boiocchi

29 Tetor 2022, 22:51 Nga DOSJA

Tifozët e Interit boshatisën stadiumin në pjesën e

ITALI- Tifo-grupi 'Curva Nord' i Interit u zbraz gjatë pushimit të pjesës së parë në takimin kundër Sampdorias në shenjë zie për vdekjen e një prej liderëve të saj historikë, Vittorio Boiocchi, 70 vjeç, i vrarë në një pritë me armë zjarri në shtëpinë e tij një orë para ndeshjes. Boiocchi u godit nga të paktën tre të shtëna me armë zjarri që e goditën në qafë dhe gjoks: ai u transportua në spitalin e San Carlo në gjendje kritike, por vdiq pak më vonë.

Me të dëgjuar lajmin për vdekjen e Boiocchi-t, 'Curva Nord' kishte tërhequr menjëherë pankartat dhe pushoi së kënduari. Më pas në fund të pjesës së parë Curva Nord u zbraz në shenjë ngushëllimi. Ndaj Boiocchit kishte disa dënime si grabitje, trafik droge dhe rrëmbim. Ai kishte kaluar mbi 26 vjet në burg, herën e fundit që u arrestua ishte në vitin 2021.

E.Ç (Dosja.al)

inter ultrasit vittorio boiocchi

Sondazh

Poll